De Rossi pas humbjes nga Leverkuseni: Kemi edhe ndeshjen e kthimit

03 maj 2024 | 11:21

AS Roma pësoi humbje në “Stadio Olimpico” nga Bayer Leverkusen (0-2). Pavarësisht kësaj, trajneri Daniele De Rossi, duket të jetë tejet optimist, teksa ka vendosur të mbajë lart moralin e skuadrës së tij dhe ka vendosur të gjithë fokusin e skuadrës, në sfidën e ardhshme që zhvillohet në “BayArena”.

“Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë, e cila, nëse kalon në epërsi, të krijon vështirësi në menaxhimin e topit. Ecuria e përgjithshme u bë në mënyrë korrekte, më pëlqeu pjesa e parë sepse e rikuperuam topin herët dhe i detyruam të hidhnin topa të gjatë, ishte ajo që kishim përgatitur. Në ndeshjet e Evropës shumë herë e kemi zhbllokuar në ndeshjen, por sot ndodhi e kundërta. Unë besoj shumë te kjo skuadër, pa dyshim që do të jetë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi”, ka thënë De Rossi.

“Episodet janë gjithmonë vendimtare, por do të ishte e padrejtë nëse sot do të drejtonim gishtin për një gabim të bërë, kur ndoshta në ndeshjet e tjera fituam për gabimet e të tjerëve. Është pjesë e lojës. Të gjithë së bashku dalim nga kjo situatë, kemi edhe një ndeshje kthimi. Në sekondën e fundit patëm një mundësi të jashtëzakonshme”, ka shtuar De Rossi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se…