De Rossi për ndeshje ndaj Interit: Çdo ekip mund të mposhtet

09 shkurt 2024 | 15:35

Tri fitore radhazi në tri ndeshjet e tij të para si trajneri i Romës. Tani Daniele De Rossi thirret për sprovën më të madhe, në “Olimpico” kundër liderit Interit.

“Çdo ekip mund të mposhtet. Ne do ta përballojmë këtë ndeshje me guximin e lojtarëve të fortë, ata prej të cilëve jemi ne. Do të duhet guxim, inteligjencë dhe njohuri sepse edhe Interi që është skuadër më e fortë e Italisë, mund të mposhtet.

Inter e do dhe është mësuar ta mbajë topin, por ka situata që mund t’i shqetësojnë. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi të vetëdijshëm që jemi të tillë gjithashtu”, ka thënë De Rossi. “Lukaku? Ai duhet të ndajë aspektin emocional nga ai futbollistik, nëse luan të njëjtën ndeshje si kundër Cagliarit, do të më mjaftojë sepse më pëlqeu shumë se si luajti për skuadrën. Ai do të jetë në gjendje të menaxhojë emocionet”, ka shtuar De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, duke cituar ambasadoren…