De Rossi shtrohet në spital, shkak Covidi

09 prill 2021 | 22:09

Daniele De Rossi, i infektuar me Covid-19 prej ditësh, është shtruar në spitalin Spallanzani në Romë.

Ish-mesfushori i Romës prej javësh është bërë pjesë e stafit te trajnerit Mancini te Italia, ku në grumbullimin e fundit Covid-19 u ul këmbëkryq.

Gjendja shëndetësore e De Rossit nuk është normale dhe mjekët kanë sugjeruar ta shtrojnë si masë paraprake. Mjekët do shikojnë gjendjen e tij çdo ditë dhe nuk kanë dhënë asnjë afat sesa do rrijë nën regjimin spitalor.

De Rossi është vetëm një nga pjesëtarët e stafit të kombëtares, që u infektuan me Covid-19. Jo vetëm stafi, por edhe lojtarët e pësuan. Bernardeschi, Bonuçi, Cragno, Florenzi, Grifo, Pessina, Sirigu dhe Verratti u infektuan gjatë grumbullimit të Italisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As Timo Werner dhe as Kai Havertz nuk kanë mundur…