De Rossi te Boca Juniorsi deri më 2021
20 nëntor 2019
| 10:58
E ardhmja e Daniele de Rossit te Boca Juniorsi pritet të vijojë edhe për dy vjet në Argjentinë.
Sipas të përditshmes argjentinase “Ole”, mesfushori do ta shfrytëzojë klauzolën e rinovimit të kontratës me Bocan, duke e bërë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2021.
Klubi argjentinas, pasi u eliminua nga River Plate në gjysmëfinale të Copa Libertadores, për momentin kryeson kampionatin argjentinas. Sezoni i parë i De Rossit, duke marrë në konsideratë edhe dëmtimet, nuk është për t’u mbajtur mend, madje është folur shumë edhe për kthimin e tij në Itali në muajin janar. Drejtuesit e Bocas e shohin ish-kapitenin e Romës një figurë shumë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes.