DeAndre Jordan kalon te Lakersat

10 shtator 2021 | 11:20

Los Angeles ka vazhduar me përforcimin e ekipit.

La Lakers ka sjellë shumë yje në ekip me objektivin që të rikthejnë titullin e kampionit në edicionin e ri.

Së fundmi Lakers kanë shtuar në radhët e tyre edhe qendrën DeAndre Jordan. Jordan edicionin e kaluar ishte pjesë e Brooklyn Nets, ndërsa i është bashkuar ekipi të Los Angles si lojtarë i lirë.

15-herë kampioni i NBA ka krijuar një ekip shumë cilësorë me emra si LeBron James, Anthony Davis, Russell Westbrook, Carmelo Anthony.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Redona Koçi, prej disa kohësh njihet si juristja seksi dhe…