Debat i përbashkët me deputetët nga rajoni mbi sfidat rajonale dhe ndërkombëtare
Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV) realizoi Takimin Vjetor më 22 shjetor 2024, duke bashkuar politikanë, anëtarë të parlamenteve dhe mysafirë të shquar rajonal dhe ndërkombëtarë. Ngjarja u përqendrua në çështje kyçe si demokracia, stabiliteti, paqja dhe siguria. Takimi u zhvillua përmes platformës Zoom për të mundësuar pjesëmarrjen anëtarëve të parlamenteve.
Në një diskutim konstruktiv dhe të hapur që zgjati katër orë, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e zhvillimit demokratik, të drejtën për shprehje të lirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në lidhje me Europën Perëndimore dhe Lindore.
Katër orët e debatit, do të shërbejnë për vitin e ardhshëm për t’u përqendruar në fushat e përbashkëta të bashkëpunimit, rajonal dhe ndërkombëtar.
Instituti vazhdon të shërbejë si një platformë kyçe ndërkufitare, duke inkurajuar dialogun dhe bashkëpunimin mes ideologjive të ndryshme politike në shërbim të dobisë kolektive të shoqërive në rajon dhe më gjerë.
Demokracia dhe çështjet politike në rajon
Përfaqësuesit e shteteve të rajonit ofruan një pasqyrë mbi peizazhin politik në shtetet e tyre përkatëse. Shqipëria, Kosova, Mali i Z, Maqedonia e Veriut, dhe Kroacia theksuan cështjet e integrimit në BE përjashtimit Kroacisë e cila është anëtare e BE-së dhe vend më stabil në rajon, njëherit u theksuan edhe sfidat që vendet hasin në kërkimin e reformave demokratike. Diskutimet gjithashtu u përqendruan në stabilitetin politik në rajon dhe rolin e vazhdueshëm të institucioneve të BE-së në lehtësimin e proceseve demokratike.
Liria e shprehjes dhe roli i rrjeteve sociale
Një nga çështjet kyçe të takimit ishte liria e shprehjes dhe ndikimi në rritje i platformave të rrjeteve sociale në formimin e opinionit publik dhe diskursit politik. Pavarësisht politikave të ndryshme kombëtare, të gjithë pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës themelore për shprehje të lirë, duke specifikuar një përdorim të përgjegjshëm të platformave digjitale. U arrit një konstatim i përbashkët duke theksuar se rrjetet sociale tashmë janë bërë një mjet të fuqishëm për shprehjen politike dhe angazhimin e qytetarëve edhe në politikë, duke mundësuar gjithashtu lirinë e shprehjes në formën e saj unike individuale e cila është e pa cenzuruar, por disa narracione duhet të trajtohen me kujdes për të shmangur dëmtimin e proceseve demokratike.
Roli i drejtësisë ndërkombëtare
Vlora Jashanica – IPDV theksoi rëndësinë e perceptimeve të drejtësisë, për drejtësinë ndërkombëtare dhe kritikoi mënyrën se si narrativat sureale, sidomos rreth çështjeve të ndjeshme si krimet, mund të dëmtojnë përpjekjet për të ofruar drejtësi të paanshme, duke specifikuar se kjo tutje mund të kompromentojë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare. Ky diskutim tërhoqi vëmendjen mbi luftën e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë ndërkombëtare. Kundërthënit e fundit rreth veprimeve të Prokurorit Jack Smith, si dhe raportimet e gabuara në të kaluarën, specifikisht narrativat e sajuara rrezikojnë të dëmtojnë besueshmërinë e shumë proceseve dhe perceptimin e përgjithshëm për kuadrin ligjor të drejtësisë ndërkombëtare.
IPDV bën thirrje për unitet dhe bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar
Takimi përfundoi me një angazhim dhe dedikim të përbashkët, për të mbrojtur vlerat e demokracisë, lirinë e shprehjes duke mos harruar unifikimin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. IPDV mbetet një institut që nxitë dialogun, promovon drejtësinë, vlerat demokratike, lirinë e shprehjes, të drejtat e njeriut, stabilitetin rajonal por edhe atë ndërkombëtar.
Kontributuesit kryesorë:
Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV) dëshiron të shprehë falënderimet e veçanta për kontributuesit kryesorë që ofruan kontribut të çmuar gjatë takimit.
Drita Llolla – Deputete nga Mali i Zi, Partia e Socialistëve – DPS, ofroi një kontribut të fuqishëm mbi situatën ekeqe dhe regresionit politik në Malin e Zi, modelet demokratike dhe shkeljet, si dhe rolin e përfaqësimit politik shqiptar në Malin e Zi. Për të shpjeguar situatën aktuale në Malin e Zi, ajo theksoi se, megjithëse kërkohej dhe ishte e nevojshme një ndryshim pas një qeverisjeje të gjatë nga DPS, ky ndryshim fatkeqësisht udhëhiqet nga forca të influencuara nga Serbia përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesve politikë lokalë, të cilët kanë një objektiv afatgjatë për të minuar institucionet dhe orientimin gjeopolitik të Malit të Zi. Ajo shtoi se vënia në dyshim dhe sulmi ndaj themeleve të Malit të Zi, nga Kushtetuta deri te simbolet kombëtare, është bërë një praktikë e zakonshme për shumicën e re qeverisëse, ndërsa politika e jashtme është në një gjendje më të keqe sot krahasuar me kohën kur qeveriste DPS-së. Në këtë kontekst, ajo theksoi se është e rëndësishme të kujtohet se partia që ajo u bashkua pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2020, DPS, udhëhoqi përpjekjet kombëtare për hapjen e negociatave të pranimit në BE, për të arritur pozicionin e liderit në atë proces dhe për të siguruar anëtarësimin në NATO. Ajo gjithashtu theksoi se koalicioni aktual që udhëheq Malin e Zi ka Evropën vetëm në emër, por në aspektin e veprimeve nuk ka asgjë të përbashkët me Evropën.
Ajo ofroi gjithashtu një pasqyrë kritike të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Malin e Zi, duke kritikuar mbështetjen aktuale të disa përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe përfshirjen e tyre në qeveri, si një praktikë që, megjithëse prezantohet si një masë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, mund të veprojë kundër tyre në afat të gjatë. Ajo shtoi se shqiptarët operojnë në një kontekst më të avancuar krahasuar me vitet ’90, ku të drejtat e tyre janë të garantuara nga Kushtetuta, ligjet për të drejtat e grupeve minoritare dhe konventat e ratifikuara.
Ndërkohë që komentoi ngjarjet politike në shkallë globale, Drita theksoi se ka një vakum që ka ekzistuar për një kohë të gjatë mes të majtës, e cila sipas saj është larguar nga parimet e saj thelbësore, dhe të djathtës, e cila po ofron një alternativë të re konservatorizmi që duket se po përqafohet nga masa. Ajo shtoi se kjo duhet parë si një mundësi për brezin e ri të politikanëve progresistë për të hyrë në arenë, për t’u angazhuar në një aktivizëm të fortë në nivelin e bazës për të ofruar ide të reja që do të flasin më afër nevojave të qytetarëve. Drita dha një kontribut të qartë për Barazinë Gjinore, mediat sociale dhe kritikën për përdorimin e termit populizëm, i cili, sipas saj, buron nga masa që nuk janë të kënaqura me politikat, duke theksuar se njerëzit janë lodhur nga hipokrizia në politikë dhe nga elitat që u thonë atyre se çfarë të bëjnë.
Pranvera Resuli – Deputete nga Shqipëria, Partia Socialiste, mori vëmendjen me kontributin e saj të çmuar në lidhje me progresin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përparimet demokratike të vendit. Pranvera theksoi arritjet e Shqipërisë në një kohë të shkurtër, të cilat u vlerësuan shumë pozitivisht nga BE, duke përmendur gjithashtu hapjen e Kapitullit të Parë të BE-së në Shqipëri dhe Partneritetin për Mbrojtjen e Sigurisë.
Pranvera gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e ruajtjes së proceseve demokratike dhe lirisë së shprehjes. Ajo ofroi informacion të detajuar mbi vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për të ndaluar përdorimin e TikTok-ut, veprim ky i cili ishte plotësisht për të mbrojtur fëmijët nga lojërat sfiduese dhë të rrezikshme që dëmtojnë fëmijët, duke specifikuar kështu rastin tragjik të humbjes së jetës së një fëmije si rezultat i këtyre influencave, Ajo po ashtu informoi se ky vendim u mor në konsensus të plotë dhe kërkesë edhe nga vetë prindërit në Shqipëri.
Pranvera sqaroi se TikTok-u nuk përdoret për politikë në Shqipëri dhe se kryesisht përdoret nga të miturit, dhe vendimi për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni ishte plotësisht për të mbrojtur fëmijët dhe të miturit. Ajo gjithashtu theksoi se falë punës së palodhur dhe një angazhimi të lartë, Shqipëria sot shihet nga Europa si një vend me rol stabilizues në rajon.
Arti Tamburi – Kanada – Hulumtues në Shkencat Politike dhe Histori, Arti u fokusua në analizën e tij mbi rolin e Serbisë në pasigurinë rajonale dhe perspektivat e tij mbi integrimin në BE dhe reformat demokratike. Arti theksoi se faktori shqiptar në rajon ka bërë hapa më pragmatikë, duke e shfaqur këtë edhe përmes pranimit që Shqiptarët bënë për të hyrë në koalicione qeveritare në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, madje dhe me elementet anti-perëndimorë.
Arti theksoi se Shqipëria, deri tani, mund të kishte bërë shumë më tepër, duke spcifikuar nevojën për një ndryshim të qasjes dhe problemet e ndryshme që ndikojnë Shqipërinë, gjithashtu duke përmendur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për iniciativën e quajtur Ballkani i Hapur, me kritika të mëdha ndaj kësaj qasjeje. Arti shprehu mendimet e tij për Lirinë e Shprehjes, duke theksuar se vetëm vendet diktatoriale/komuniste vendosin kufizime në lirinë e shprehjes. Ai theksoi se Liria e Shprehjes është një e drejtë kushtetuese për çdo individ në një sistem demokratik.
Arti më tej shtoi se Kosova është vendi më demokratik në rajon. Ai gjithashtu theksoi se BE-ja është më e orientuar nga stabiliteti sesa nga demokracia vetë kur bëhet fjalë për rajonin, duke e vënë në pah validimin e qeverive të ndryshme problematike, të shteteve të Ballkanit si një shembull të shkëlqyer të këtij fenomeni.
Jason Gold, Founder of Labour International, Central Eastern Europe, një degë e Partisë Labour të MB që mbulon njëzet shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore. Gold ka qenë Kryetar i Grupit të Labour – Degës për pesë mandate të njëpasnjëshme dhe aktualisht është i angazhuar si Affiliate i Lartë i IPDV. Gold kontribuoi në takimin me pikëpamjet e tij, veçanërisht mbi lirinë e shprehjes, ndikimin e platformave digjitale, ndikimin e individëve përmes këtyre platformave dhe rëndësinë e vlerave të BE-së në qeverisjen rajonale.
Gold u përqendrua në Malin e Zi, duke specifikuar shtypjen e heshtur që ndodh në këtë vend, e cila kalon pa u vënë re dhe që është një nga faktorët që e bën situatën të keqe në Malin e Zi. Ai gjithashtu theksoi narrativat e rreme që krijohen shpesh nga mediat sociale dhe algoritmet që punojnë brenda platformave sociale. Gold shënoi gjithashtu se në Britaninë e Madhe nuk ekziston liria e shprehjes e pakufizuar, duke bërë një ndarje mes fjalës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes, si dy kategori të ndryshme.
Gold shpjegoi përvojën e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe krahasoi peizazhin politik të rajonit dhe atë të MB-së, duke theksuar nevojën për të mbrojtur demokracinë. Ai gjithashtu deklaroi se rritja e dukshme e populizmit të majtë dhe të djathtë ka dëmtuar ndjeshëm debatet objektive dhe kritike brenda trupit politik. Ai shtoi se demokracia nuk mbaron me veprimin e thjeshtë të votimit, por është diçka që mund të përforcohet dhe mbrohet vetëm nga ajo që partitë dhe liderët e partive bëjnë pas fitimit të zgjedhjeve.
Mimosa Musa – Deputete nga Maqedonia e Veriut, VLEN/ASH, për kontributet e saj në demokraci, barazi gjinore dhe peizazhin politik në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se Demokracia, paqja, stabiliteti dhe siguria janë parimet themelore të funksionimit të një shteti brenda kuadrit të normalitetit. Ka katër shtylla që janë të pandashme dhe të ndërvarura. Ideja e demokracisë nxjerr fuqinë e saj morale dhe tërheqjen e masave nga dy parime kryesore:
• Autonomia individuale: Ideja që askush nuk duhet të jetë nën rregulla që impozojnë të tjerët. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë jetën e tyre (brenda kufijve të arsyeshëm). • Barazia: Ideja që të gjithë duhet të kenë mundësinë e njëjtë për të ndikuar në vendimet që ndikojnë te njerëzit në shoqëri.
Autonomia individuale në vendin tonë ka qenë e dukshme deri diku, ndërsa parimi i barazisë shpesh është dominuar nga diskriminimi i përhershëm në forma të ndryshme, sidomos ndaj popullit shqiptar dhe grave në përgjithësi, dhe më keq akoma, gratë shqiptare janë diskriminuar vazhdimisht në një mënyrë të dyfishtë. Pra, në Maqedoninë e Veriut, shpesh ndodh që këto shpjegime të përmendura përplasen me realitetin praktik. Por nuk duhet të harrojmë një gjë: ne në Maqedoninë e Veriut jemi një vend në kalim, dhe ndërtimi i këtyre themeleve kërkon kohë dhe maturi politike dhe institucionale.
Nikola Zirojević – Deputet nga Mali i Zi, Partia Socialdemokrate, për vërejtjet e tij mbi situatën politike në Mali të Zi, rolin e BE-së dhe sfidat rajonale që burojnë nga ndikimi i Serbisë. Zoti Nikola përmendi gjithashtu situatën e Kosovës dhe luftërat nga ndërhyrjet jo vetëm në Malin e Zi, por edhe në rajon. Ai shprehu shqetësime të thella për situatën e sigurisë në Mali të Zi, duke theksuar marrëdhëniet e tensionuara mes figurave kyçe në sektorin e sigurisë të vendit. Nikola përfundoi se, duke pasur parasysh kontekstin më të gjerë rajonal, çdo individ i përgjegjshëm, veçanërisht një politikan, duhet të shqetësohet thellësisht për gjendjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan.
Ermina Lekaj Perjaskaj – Kroaci, ish-Deputete e Kroacisë, aktualisht këshilltare speciale e Ministrit të Punëve të Jashtme në Kroaci, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, me fokus në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ermina deklaroi se Kroacia është një vend demokratik, që respekton parimet demokratike dhe nuk ka procese që janë kundër demokracisë. Pas shprehjes së solidaritetit me popullin kroat nga përfaqësuesi i IPDV-së për ngjarjen tragjike të fundit, Ermina theksoi se Kroacia është e tronditur nga një ngjarje të tillë, e cila është një rast i izoluar në Kroaci.
Ermina gjithashtu theksoi se Kroacia është një vend i BE-së, e orientuar nga vlerat e BE-së dhe që përpiqet të ruajë demokracinë dhe stabilitetin në përgjithësi.
Përveç fjalimeve të mbajtura gjatë takimit, kontribuime të shkruara u dorëzuan nga deputetët, të cilët janë ndër deputetët aktivë nga Takimet Vjetore të IPDV-së të viteve të kaluara. Këta deputetë morën pjesë online, por nuk mundën të flasin për shkak të përputhjes së orareve dhe kushteve të kërkuara. Deklaratat e tyre të shkruara, që adresojnë temën e takimit, tani po paraqiten për të siguruar që perspektivat e tyre të përfshihen.
Vlora Dumoshi – Kosovë, Deputete – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pjesë e listës zgjedhore për një mandat tjetër. Ajo theksoi se Kosova është një vend demokratik i angazhuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Kosova ecën përpara bashkë me aleatët e saj ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur shtetin tonë që në fillim. Rruga drejt integrimit në BE është jo vetëm jetike për Kosovën, por gjithashtu thelbësore për stabilitetin e tërë rajonit. Fatkeqësisht, Serbia vazhdon të jetë një forcë destabilizuese në rajon. Pjesëmarrja e grave në politikë është e një rëndësie të madhe. Edhe pse kemi bërë përparime të dukshme, ende ka shumë punë për të bërë për të siguruar përfaqësim dhe mundësi të barabarta. Ruajtja e parimeve demokratike është thelbësore për të ardhmen e shoqërisë sonë. Është përmes mbrojtjes së vlerave të demokracisë, drejtësisë dhe barazisë që mund të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të begatë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë. Së bashku, do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e këtyre parimeve, duke siguruar paqe dhe stabilitet për brezat që do të vijnë.
Valdete Idrizi – Kosovë, Deputete – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pjesë e listës zgjedhore për një mandat tjetër. Ajo theksoi se Kosova është një shembull i qëndrueshmërisë në demokraci, duke u përpjekur për stabilitet dhe paqe përmes përfshirjes, fuqizimit të grave, angazhimit të rinisë dhe integrimit të grupeve minoritare. Paqja mbetet në thelb të vizionit të Kosovës, pasi ne marrim pjesë aktive në dialogun të lehtësuar nga BE me Serbinë, inkurajojmë pajtimin në nivel bazë dhe mbrojmë trashëgiminë kulturore si një urë mes komuniteteve. Megjithatë, një pengesë e rëndësishme mbetet roli shkatërrues i Serbisë. Duke mos respektuar marrëveshjet dhe duke vepruar kundër frymës së tyre, Serbia dëmton progresin dhe stabilitetin rajonal. Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të prioritarizojë paqen, të angazhohet në dialog dhe të forcojë partneritetin me aleatët ndërkombëtarë dhe NATO-n. Mbështetja ndërkombëtare, si misioni i KFOR-it të NATO-s dhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregon angazhimin tonë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Në nivel rajonal, Kosova vazhdon përpjekjet përmes Procesit të Berlinit dhe aspiron të bashkohet me organizata globale si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Pavarësisht sfidave, rinia e gjallë e Kosovës, inovacionet digjitale dhe diaspora ofrojnë mundësi të mëdha për rritje dhe gjithashtu për ndihmën në ndërtimin e paqes përmes zhvillimit. Kosova mbetet e vendosur të kontribuojë në një Rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt, duke qëndruar si një model i qëndrueshmërisë, demokracisë dhe përfshirjes.
Vlora Jashanica, Themeluese dhe Përfaqësuese e IPDV
Kontribuoi diskutimeve mbi angazhimin për vlerat dhe parimet demokratike, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, drejtësinë, integrimin në BE, barazinë gjinore në politikë, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut.
Në lidhje me mediat në përgjithësi, Jashanica theksoi se narrativat shpesh mund të manipulohet nga burime të ndryshme që veprojnë krahas mediave të njohura dhe të besueshme. Kjo thekson rëndësinë kritike të mbështetjes në media të besueshme dhe të njohura për informacion të saktë dhe të besueshëm. Ajo gjithashtu theksoi rolin e rrjeteve sociale, të cilat kanë fuqizuar individët për të marrë pjesë në diskutime dhe për të zgjeruar mundësitë e tyre, duke kontribuar në të drejtën themelore të lirisë së shprehjes. Megjithatë, Jashanica theksoi se në fund të fundit është përgjegjësia e shoqërive për të vlerësuar dhe krahasuar informacionin nga mediat tradicionale dhe platformat sociale, duke bërë dallimin mes së vërtetës dhe dezinformatave.
Jashanica gjithashtu specifikoi nevojën për modalitete më efektive dhe përpjekje të shtuar për të përfunduar luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ajo gjithashtu theksoi pasigurinë që po ndodh në shtete të ndryshme dhe reagimet e shoqërive ndaj pasigurisë dhe pakënaqësisë që janë shtuar vitet e fundit.
Më në fund, Jashanica theksoi se IPDV mban një neutralitet në lidhje me përkatësitë partiake, duke mbledhur politikanë nga të gjitha fushat politike për të promovuar demokracinë, paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin brenda rajonit dhe më gjerë.
Instituti për mbrojtjen e vlerave demokratike
Gjatë viteve, Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV), me fokusin, misionin dhe orientimin e tij të qartë, ka shërbyer si një pikë kyçe mbledhjeje për vendimmarrësit lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë që janë angazhuar për mbështetje të demokracisë. Përmes përpjekjeve të tij bashkëpunuese, Instituti ka luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e vlerave demokratike, në nxitjen e dialogut të rëndësishëm dhe promovimin e qeverisjes demokratike përtej kufijve. Duke bashkuar palët e interesuara nga rajone dhe shtete të ndryshme, IPDV ka kontribuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe adresimin e sfidave që kërcënojnë parimet demokratike.
Si një organizatë e pavarur, IPDV ka zhvilluar strategjitë dhe qasjet e tij për të mbështetur ndryshimet pozitive, duke forcuar mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike. Ne e njohim se demokracia është një sistem që ka triumfuar mbi të tjerët që kanë dështuar, dhe besojmë se është thelbësore që sistemet demokratike të evoluojnë vazhdimisht, duke përmirësuar mekanizmat për përmirësim dhe ndërhyrje kur është e nevojshme.
Plotësisht të vetëdijshëm për sfidat, IPDV mbetet e angazhuar për të bërë kontribute të rëndësishme për shoqëritë brenda dhe jashtë kufijve tanë.