Debat i tensionuar në Big Brother VIP Kosova, Vedati e quan Xhulin “komandante të Dubait”
Në darkën e të nominuarve është zhvilluar një debat mjaft i tensionuar mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.
Vedati dhe Xhuli kanë rikthyer sërish temën e luftës së fundit në Kosovë, ku modelja drenicase u shpreh se qëndron pas deklaratës së saj se Vedati nuk duhet krenuar që në luftë është larguar nga Kosova.
Në diskutimin ‘e nxehtë’ mes dyshes, Vedati në një moment i është referuar Xhulit me epitetin “komandante e Dubait”, referuar stilit të saj të jetesës.
Xhuli është ndjerë e ofenduar nga ky epitet i aktorit humorist, gjersa në mbështetje i ka dalë banorja tjetër, Melisa Lleshi.
Xhuliana përndryshe e ka theksuar shumë herë me krenari prejardhjen e saj nga Drenica dhe faktin se është vajzë e një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo e ka hapur shumë herë temën e luftës në debate të ndryshme në BBVK, ani pse produksioni ka bërë thirrje që të lihen anash patriotizmat.