Debat për Trepçën në “Ditë Mbas Dite” të “TV Rrokum” (video)

09 janar 2018 | 20:31

Në “Ditë Mbas Dite” të “TV Rrokum” është debatuar për Trepçën dhe ligjin e miratuar, i cili nuk ka sjellë asgjë konkrete.

Të ftuar ishin: Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”,Ahmet Tmava, deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, gazetarja e gazetës “Epoka e re”, Albulena Mavraj si dhe këshilltarii i Ministrit të MZHE-së, Ibrahim Rexhepi.

Tmava në këtë debat ka thënë se sfide e Trepçes është mungesa e planit zhvillimor investiv. Ndërsa, ka cekur edhe moshën e punëtorëve.

“S’mundemi të hyjmë në rikonstrukturim, sepse duhet të bëhet regjitrimi ndërmarrjes së re”, ka thënë ai.

Ibrahim Rexhepi, këshilltar i Ministrit të MZHE, është shprehur se duhet të gjendet një zgjidhje p
ër çështjen e Trepçes në të gjitha aspektet.

“Trepça s’ka ari, ka minerale, duhet të punohet që të ketë ari Trepça”, ka deklaruar ai.

Kurse, deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, ka thënë se Serbia duhet t’i zbatojë marreveshjet e arritura me Kosovën, sepse kjo po reflekton edhe tek rivitalizimi i Trepçës.

Gjatë emisionit që prodhoi debat të nxehtë lidhur me zbatimin apo jo të Ligjit për Trepçën, kontribuoi me pyetje edhe gazetarja e gazetës “Epoka e re”, Albulena Mavraj.

Debatin e plotë mundeni me pa në linkun poshtë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 80 aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë…