Debat Publik
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, “Spitali i Përgjithshëm” – Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për impiantin për trajtimin-sterilizimin e mbeturinave medicinale në Ferizaj.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 12.09.2020 në ora 10:00 në hapesirat e restorant “Bifurkacioni” Ferizaj do të organizohet debat publik nga “Spitali i Përgjithshëm” – Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për impiantin për trajtimin-sterilizimin e mbeturinave medicinale në Ferizaj.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/8845868583?pwd=ZDluOWhBalhlMzltL2ZsZ3VpUDRqdz09
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.