Debat Publik ex 2
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Ex Fis” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për stacionin e karburanteve në Mitrovicë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 03.02.2021 në ora 11:30 në hapësirat e restorant Pizzeria “HIB-PETROL” në Shupkovc, Mitrovicë do të organizohet debat publik nga kompania “Ex Fis” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për stacionin e karburanteve në Mitrovicë.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/73446042713?pwd=WEtvcTlOMSs1NUlMZGsyQVllQm5Zdz09
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.