DEBAT PUBLIK-Kompania“Triple Energy” Sh.P.K.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,Neni 16, pika4, Kompania “Triple Energy” Sh.p.k. – Prishtinënë bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Impiantin Fotovoltaik “Binxha” me kapacitet 90 MW (118.38 ha) me lokacion në Fshatin Binxhë, Komuna Klinë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 22.04.2024 në ora 10:00 në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Ismet Raci”, Komuna Klinë do të organizohet debat publik nga Kompania“Triple Energy” Sh.p.k. – Prishtinënë bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Triple Energy” Sh.p.k. – Prishtinëpër Impiantin Fotovoltaik “Binxha” me kapacitet 90 MW (118.38 ha) me lokacion në Fshatin Binxhë, Komuna Klinë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.