Debat Publik nga “Adria Company”
_____________________________________________________________________
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Adria Company” Sh.p.k. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për eksploatimin, shfrytëzimin dhe seperimin e inerteve (rërës dhe zhavorit) në vendin Bolariq komuna e Klinës.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 21.01.2021 në ora 11:00 në hapësirat e restorant “Guri i Zi” në Volljak komuna e Klinës do të organizohet debat publik nga kompania “Adria Company” Sh.p.k. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për eksploatimin, shfrytëzimin dhe seperimin e inerteve (rërës dhe zhavorit) në vendin Bolariq komuna e Klinës.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/3551128793?pwd=UmQvcFNUNGQrZVFOM3RnU0d2K283Zz09
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.