Debat Publik nga Kompania “Bio Krapi” shpk,
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Bio Krapi” shpk, Podujevë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Hurdhën e Peshkut Krap, në Herticë, Komuna e Podujevës. Njoftohet publiku i interesuar se më datën 20.02.2025 në ora 11:00 në objektin e SHFMU “Rilindja” në fshatin Herticë, Komunës e Podujevësdo të organizohet debat publik nga Kompania “Bio Krapi” shpk, Podujevë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Bio Krapi” shpk, Podujevë, për Hurdhën e Peshkut Krap, në Herticë, Komuna e Podujevës.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.