Debat Publik nga Kompania “Bllok Group” Sh.p.k. Strazhë
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Bllok Group” Sh.p.k. Strazhë, Novobërdë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për fabrikën e prodhimit të bazës së asfaltit në Koretishtë, Novobërdë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 31.07.2024 në ora 10:00 në hapësirat e shkollës SHFMU “Petar Petroviç Njegos” fshati: Kufca e Epërme, Komuna e Novobërdës, do të organizohet debat publik nga Kompania “Bllok Group” Sh.p.k. Strazhë, Novobërdë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/2693380475?pwd=ZEpzTUNmaHlTRVN3VXZqRU5kaXRTUT09;
passwordi: BBqP2x
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Bllok Group” Sh.p.k. Strazhë, Novobërdë, për fabrikën e prodhimit të bazës së asfaltit në Koretishtë, Novobërdë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.