Debat Publik nga Kompania “EGI Group” Sh.p.k Zahaq
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “EGI Group” Sh.p.k Zahaq, Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për fabrikën për riciklimin e artikujve të plastikës në Z.K. Llabjan, Pejë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 26.07.2024 në ora 10:30 në shkollën SHFMU “Haxhi Zeka” në Zahaq Komuna Pejës, do të organizohet debat publik nga Kompania “EGI Group” Sh.p.k Zahaq, Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/3422360809 ; passwordi: 617875
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “EGI Group” Sh.p.k Zahaq, Pejë, për fabrikën për riciklimin e artikujve të plastikës në Z.K. Llabjan, Pejë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.