Debat Publik nga Kompania “Guri i Bekuar” shpk

20 shkurt 2025 | 15:04

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Guri i Bekuar” shpk, Hani i Elezit, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:  

DEBAT   PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Zgjerimin  e Zonës së Eksploatimit të Gurit Gëlqeror në Seçishtë,  Hani i Elezit.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën10.04.2025 në ora 10:00 në objektin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi”,  Hani i Elezit, do të organizohet debat publik nga Kompania “Guri i Bekuar” shpk, Hani i Elezit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

 Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Guri i Bekuar” shpk, Hani i Elezit, për Zgjerimin  e Zonës së Eksploatimit  të Gurit Gëlqeror në Seçishtë,  Hani i Elezit.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin

 [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Semire Limon Zubaku shpall të pavlefshme Diplomen e Kualifikimit Universitar…