Debat Publik nga Kompania “HAPPY” shpk

15 prill 2025 | 16:08

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania ““HAPPY” shpk, Konjuh, Lipjan, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Fabrikën për Prodhimin e Pecetave të Lagura dhe Detergjenteve të Lëngshëm, në Konjuh, Lipjan dhe Livagjë, Graçanicë.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 05.06.2025 në ora 11:00 në objektin  e Komunës së Graçanicës,  do të organizohet debat publik nga Kompania “HAPPY” shpk, Konjuh, Lipjan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

Passcode:123456
Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “HAPPY” shpk, Konjuh, Lipjan, për Pëlqim Mjedisor, – Fabrikën për Prodhimin e Pecetave të Lagura dhe Detergjenteve të Lëngshëm, në Konjuh, Lipjan dhe Livagjë, Graçanicë.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur, Rafael Benitez beson se ylli i Liverpoolit,…