Debat Publik nga Kompania “Perlat Recycling” L.L.C.

10 prill 2025 | 14:00

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Perlat Recycling” L.L.C.  Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për  Qendrën e mbledhjes, grumbullimit, transportimit, trajtimit fizik, ripërdorimit, përpunimit, magazinimit të mbeturinave të metalike, në Harliaç, Fushë Kosovë.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 02.06.2025 në ora 09:00 në objektin e SHFMU “Bajram Curri” në Sllatinë  të Madhe, Komuna e Fushë Kosovës,  do të organizohet debat publik nga Kompania “Perlat Recycling” L.L.C.  Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Perlat Recycling” L.L.C.  Prishtinë,  për Qendrën e mbledhjes, grumbullimit, transportimit, trajtimit fizik, ripërdorimit, përpunimit, magazinimit të mbeturinave të metalike, në Harliaç, Fushë Kosovë.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…