Debat Publik nga Kompania “Princi Company” Sh.p.k.

20 dhjetor 2024 | 11:47

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Princi Company” Sh.p.k Harilaq, Fushë Kosovë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për fabrikën e seleksionimit dhe ambalazhimit të plastikes, letrës, qelqit, metaleve si dhe djegien e mbeturinave medicionale-barnave me afat te skaduar (shtimi i kodeve te reja) në Harilaq, Fushë Kosovë.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 13.02.2025 në ora 10:00 në  Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri”, fshati Sllatinë e Madhe, komuna Fushë Kosovë do të organizohet debat publik nga Kompania “Princi Company” Sh.p.k Harilaq, Fushë Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Princi Company” Sh.p.k Harilaq, Fushë Kosovë për fabrikën e seleksionimit dhe ambalazhimit të plastikes, letrës, qelqit, metaleve si dhe djegien e mbeturinave medicionale-barnave me afat te skaduar (shtimi i kodeve te reja) në Harilaq, Fushë Kosovë.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu drejtua të rinjve të…