Debat Publik nga Kompania “Rahoveci Solar Energy Park” Sh.p.k
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Rahoveci Solar Energy Park” Sh.p.k Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për parkun solar Rahoveci 1B me kapacitet 9.380 MW në Rahovec.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 06.02.2025 në ora 10:30 në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Isa Boletini”, në Rahovec do të organizohet debat publik nga Kompania “Rahoveci Solar Energy Park” Sh.p.k Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park” Sh.p.k Prishtinë për parkun solar Rahoveci 1B me kapacitet 9.380 MW në Rahovec.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.