Debat Publik nga Kompania “Relux”
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Relux” Sh.p.k Llapllasellë, Graçanicë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e objektit industrial për vendosjen e linjave te prodhimit te materialëve ndërtimore – Linjat e prodhimit: ngjyrave llaçëve suvatues, glete final, suvatues dekorative-fasada, ngjitës për pllaka, kontakt beton, llak për hekur dhe dru, bluarjen e gurit gëlqeror-seperacioni (0.30mm), linja e prodhimit te stiropor (esp), linja e prodhimit te sterodurit (xps), linja e prodhimit te këndeve dhe rrjetave plastike në Babush i Muhagjerëve, Lipjan.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 06.03.2025 në ora 10:00 në objektin e Komunës se Lipjanit, rruga “Shqipëria”, Lipjan do të organizohet debat publik nga Kompania “Relux” Sh.p.k Llapllasellë, Graçanicë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike
Meeting ID: 454 934 4495
Passcode: Aela2019.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Relux” Sh.p.k Llapllasellë, Graçanicë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.