Debat Publik nga Kompania “Roto Recycling” Sh.p.k.

16 janar 2025 | 12:08

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Roto Recycling” Sh.p.k. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për depon e grumbullimit të letrës dhe plastikës në Obiliq.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 07.03.2025 në ora 11:30  në hapësirat e Sh.f.m.u “Dr.Ibrahim Rugova”, fshati Mazgit, Komuna e Obiliqit do të organizohet debat publik nga Kompania “Roto Recycling” Sh.p.k. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike

https://us04web.zoom.us/j/3422360809 ; passwordi: 617875

 

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Roto Recycling” Sh.p.k. Prishtinë për depon e grumbullimit të letrës dhe plastikës në Obiliq.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Ranocchia, ish-kapiten i Interit, ka shprehur kritika të ashpra…