Debat Publik nga Kompania “Runfill” Sh.p.k
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Runfill” Sh.p.k Prizren, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Fabrikën e Prodhimit të Produkteve për Pastrim-Detajim, Shamponëve dhe Aromave për Makina, në ZK. Dushanovë, Komuna e Prizrenit.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 28.06.2024 në ora 10:00 në në Shkollën e Mesme të Lartë – Gjimnazi “Gjon Buzuku” Prizren., do të organizohet debat publik nga Kompania “Runfill” Sh.p.k Prizren, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën për Fabrikën e Prodhimit të Produkteve për Pastrim-Detajim, Shamponëve dhe Aromave për Makina, në ZK. Dushanovë, Komuna e Prizrenit.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Runfill” Sh.p.k Prizren, Fabrikën e Prodhimit të Produkteve për Pastrim-Detajim, Shamponëve dhe Aromave për Makina, në ZK. Dushanovë, Komuna e Prizrenit
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.