Debat Publik nga Kompania “Shkembi” Sh.p.k

15 janar 2025 | 13:32

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Shkembi” Sh.p.k Istog në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për impiantin e riciklimit të mbeturinave inerte nga ndërtim dhe demolimi në Sinajë, Istog.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 06.03.2025 në ora 11:00  në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” komuna Istog do të organizohet debat publik nga Kompania “Shkembi” Sh.p.k Istog në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Shkembi” Sh.p.k Istog për impiantin e riciklimit të mbeturinave inerte nga ndërtim dhe demolimi në Sinajë, Istog.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…