Debat Publik nga Kompania“GranD-Pe” shpk

10 maj 2024 | 18:59

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “GranD-Pe”  shpk  – Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedispër Prodhimin e artikujve te plastikes për paketim (qeseve të plastikes) në Vitomiricë të Pejës.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 28.06.2024 në ora 11:00  Shkolla Fillore 7 Shtatori, Vitomericë, Rajoni i Parë, Pejë, do të organizohet  debat publik nga Kompania“GranD-Pe”  shpk  – Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën për Prodhimin e artikujve te plastikes për paketim (qeseve të plastikes) në Vitomiricë të Pejës.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=GbKcoccSWx39F3e8QF7PsAkCM3bvK6.1

Meeting ID: 454 934 4495
Passcode: Aela2019.

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “GranD-Pe”  shpk  – Pejë, për Impiantin për Prodhimin e artikujve te plastikes për paketim (qeseve të plastikes) në Vitomiricë të Pejës.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje të…