DEBAT PUBLIK-“Ugrija Commerc”
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Ugrija Commerc” Sh.p.k. – Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Impiantin për Prodhimin e Sapunëve, Detergjenteve dhe Produkteve tjera të Pastrimit në Llapllasellë, Graçanicë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 05.03.2024 në ora 10:00 në hapësirat e Shtepisë se Kultures Kishnice, Komuna e Graçanicës, do të organizohet debat publik nga Kompania “Ugrija Commerc” – Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=GbKcoccSWx39F3e8QF7PsAkCM3bvK6.1
Meeting ID: 454 934 4495
Passcode: Aela2019.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Ugrija Commerc” – Prishtinë për Impiantin për Prodhimin e Sapunëve, Detergjenteve dhe Produkteve tjera të Pastrimit.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.