Debate e polemika në Gjermani, futbollisti i Dortmundit dyshohet se ka falsifikuar moshën

10 mars 2023 | 12:24

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko i cili ka shënuar 6 gola në 18 ndeshje deri më tani në këtë sezon të Bundesligës, mund të jetë katër vite më i madh se sa është raportuar.

I konsideruar si “fëmija i mrekullueshëm” i futbollit gjerman, në moshën 16 vjeçare ai u bë futbollisti profesionist më i ri në Bundesligë dhe në moshën 18 vjeçare ishte lojtari më i ri në Kupën e Botës, por dyshohet se ai mund të jetë 22 dhe jo 18 vjeç.

Botimi gjerman “Bunte” ka publikuar një certifikatë lindjeje të dyshuar të Moukoko ku thuhet se sulmuesi ka lindur më 19 korrik të vitit 2000, informacion që bie ndesh me dokumentet zyrtare gjermane që vërtetojnë se futbollisti ka lindur më 20 korrik 2004. Shtypi gjerman raporton se Moukoko paditi “Bunte” në përpjekje për të parandaluar publikimin e kësaj certifikate lindjeje.

Gjykata Rajonale e Frankfurtit u mbështet në interesim publik dhe ekzistencën e provave të mjaftueshme për të lejuar publikimin, duke argumentuar se në parim, lejohet të raportohen dyshime për moshën dhe origjinën reale të futbollistit profesionist, subjekt i ankesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga ora 17:00 takohen Penza dhe Bashkimi, ndeshje kjo…