Debati i “nxehtë” mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës

23 korrik 2020 | 13:42

Kryetarja e Kuvendit  të Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, janë përplasur sot në kuvend për Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Debati është nxitur pas disa ndërhyrjeve që Osmani ka bërë në fjalën ministrave dhe deputetëve

Shala i ka thënë Osmanit se nuk mund të ndërhyjë dhe të bëjë komente të fjalimeve që bëhen në Kuvend. “Provat që ju mundoheni t’i paraqisni kundër qeverisë janë të mjaftueshme. Por ju s’mund të bëni komente politike, sepse nuk e lejon procedura”, ka thënë Shala.

Ndërsa, Osmani ka qenë shumë e ashpër duke i thënë Shalës se s’jeni mësuar me kryetar të Kuvendit që respektojnë Rregulloren e Kuvendit.  “Ju jeni mësuar me kryetar të Kuvendeve që i keni quajtur pjesë të bandave, dhe tashmë s’mund të duroni një kryetare që respekton rregulloren. Ju duhet të mësoheni sepse siç thonë amerikanët “There is a new Sherif in town (Është një sherif i ri në qytet). Duhet ta harroni që unë drejtoj seanca vetëm në mënyrë teknike”, ka thënë ajo.

Në këtë debat është përfshirë edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unai Emery është emëruar trajner i Villarrealit në kontratë trevjeçare.…