Debati me Vedat Bajramin, Stresi: Nuk do të doja të takohem me të as jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova
Humoristi i njohur nga Kosova, Vedat Bajrami pak javë më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Ai shpejt u kthye në një protagonistë dhe ndër banorët më të komentuar, një vëmendjen të madhe mori edhe nga debate me reperi, Stresi.
Reperi nga Shqipëria vazhdimit kishte folur për ish-bashkëshorten e tij, Kejsin duke treguar edhe se ajo vuan nga ‘dy tumore në kokë’.
Pikërisht për këtë kishte ardhur një reagim i Bajramit ndaj reperit, duke thënë se ai do të duhej të ishte jashtë BBVK për të përkrahur ish-gruan e jo brenda spektaklit.
Ky debat ka vazhduar edhe në disa raste të tjera dhe dyshja nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët, madje së fundmi Arkimed Lushaj (emri i plot) tha se nuk do të dëshironte të takohej me aktorin e humorit as jashtë shtëpisë së famshme.
“Unë me Vedatin u sqarova, por është ajo gozhda që të më mbes, me të tregu të drejtën kur të dal nuk preferoj as me u pa, as nuk e mirëpres as ai nuk pres me më mirëprit”, tha Stresi ndër tjera.
Ndryshe, nga shtëpia e Big brother VIP Kosova mbrëmë u largua Atdhe Xharavina, i cili edhe nisi një romancë me Xhuli Nurën, por pak ditë më vonë i ndan rrugët me njëri-tjetrin.