Debati mes Ramës dhe Vitisë nuk nxori asnjë fitues

11 nëntor 2021 | 18:58

Ish-kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj, ka komentuar debatin e së mërkurës mbrëma në Rubikon mes kandidatëve aktualë, Arben Vitisë nga Vetëvendosje dhe Përparim Ramës nga LDK-ja, duke thënë se s’mund të nxjerrë një fitues debati.

“Të dy kishin strategji të ndryshme. Përparim Rama erdhi pak më agresiv që mendoj se ka bërë mirë, sepse në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi pikërisht ndoshta që ishte më defansiv i ka kushtuar ndoshta edhe me rezultat përfundimtar. Ky nuk e bëri atë gabim dhe ishte në sulm, nëse flasim me gjuhën e sportit. Domethënë pyetja e parë që e beri e vuri në pozita defansive Vitinë që mendoj se gaboi”.

Por, Çelaj në Info Magazine u shpreh kritik që s’u prekën shumë pikat e programit dhe shqetësimet e kryeqytetasve, njofton Klan Kosova.

“Kanë ikur shumë pika të programit dhe temave që do t’i preukuponin qytetarët e Prishtinës. U fol kryesisht për trafikun – sigurisht që është e vërtetë se është një prej problemeve më të rëndësishme – por pak u diskutua për ekonominë dhe mënyrën se si e shohin të zhvillohet jeta në kryeqytet. Mendoj se ka kaluar koha kur ne duhet të flasim për mbeturina apo ujin sepse këto janë të nënkuputeshme që janë në përgjegjësi të drejtorive dhe thjesht duhet të mbikëqyren. Programi duhet të jetë ai që ofron diçka më të madhe. Si koncept, do ta favorizoja Ramën sepse kryeqyteti ka nevojë për ide të mëdha dhe mos të ulet në ide të vogla”.

Çelaj ka thënë se Rama ka të drejtë për atë çka flet, por se kjo do të funksiononte në një Kosovë ideale.

“Do të duhej të funksiononte ashtu që pavarësisht nga cili subjekt vjen kryetari i Prishtinës, Qeveria do të duhej t’i mbështeste projektet e mira të një komune. Për fat të keq s’ka funksionuar asnjëherë dhe besoj se për një kohë të gjatë nuk do të ndodhë kështu, duke marrë parasysh edhe modelet në rajon. Në këtë aspekt ka të drejtë Vitia për atë çka deklaron. Kemi praktika të shumta që Prishtina dhe vendet tjera janë diskriminuar, sepse edhe komuna është vënë në ndikim të pushtetit qendror. Nëse e marrim shembull Tiranën, sa herë ka qenë kryeministri dhe kryebashkiaku nga e njëjta parti ka pasë lëvizje më të mëdha, sepse është e vërtetë që komuna s’e ka buxhetin e mjaftuar që ta zhvillojë, sidomos infrastrukturën. Këto i ndihmojnë njëra-tjetrës me qëllim që të fitojnë në zgjedhje nacionale. S’është aspak e drejtë, por në praktikë kështu është”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që…