Debati parlamentar me Kurtin për dialogun nis në orën 13:00
02 mars 2023
| 11:43
Kuvendi i Kosovës ka vendosur që në orën 13:00 të mbahet debati parlamentar për dialogun, ku para deputetëve do të raportojë kryeministri Albin Kurti.
Ky debat mbahet pas propozimit të LDK-së dhe insistimit të opozitës (PDK e AAK) në përgjegjësi që kryeministri Kurti të raportojë për takimin e fundit në Bruksel ku është pajtuar për planin franko-gjerman, raporton “Epoka e re”.
Në favor të mocionit procedural për këtë debat parlamentar kanë votuar edhe deputetët e Vetëvendosjes.