Debati për aferën me ambalazhuesit e ujit, Shala: Dëmi financiar është mbi 10 milionë euro (video)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, gjatë debatit parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka akuzuar qeverinë Kurti se është e zhytur në korrupsion të thellë.
Shala ka thënë se nga kjo aferë korruptive, shteti është dëmtuar për mbi 10 milionë euro.
Ai ka thënë se memoria institucionale e thotë qartë “se kur qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, ka trashëguar në sektorin e ujerave, një borxh prej mbi 52 milionë euro.
“Ky borxhe i mbetur ndër vite është tema dhe fokusi kryesor korruptiv të cilin kjo qeveri dhe kjo ministri e ka trajtuar për rreth 4 vjet”, ka thënë Shala.
Më tutje, Shala ka parashtruar disa pyetje për qeverinë si në vijim:
A është respektuar ligji (për temën që po trajtojmë)?
A është menaxhuar sektori i ujit mbi bazën e legjislacionit në fuqi?
Kush dhe si menaxhon me sektorin e ujerave në Kosovë?
Pse edhe pas tri vitesh qeverisje, institucioni i ujrave në Kosovë është me UD?
Ne duhet të dimë sa është numri i operatorëve të ujit-ambalazhuesve?
Ne duhet të dimë saktë sa janë borxhet e këtyre operatorëve?
Ne duhet të dimë sa nga këto borxhe janë inkasuar në buxhet të shtetit dhe si?
Ne duhet të dimë edhe sa borxhe kanë mbetur të pa inkasuara?
Opinioni duhet ta dimë çfarë aktesh dhe vendimesh juridike kanë nxjerrë kjo Qeveri në raport me operatorët e sektorit të ujerave?
Mënyrën e kalkulimit dhe shumat financiare për secilin operatorë?
Mënyrën e negocimit dhe ndryshimit të shumave nga miliona euro në disa mjera?
Ne duhet të dimë shlyerjen e borxheve nga kompani të caktuara?
Si u përjashtuan disa kompani në pjesën e vendimmarrjes dhe menaxhimit, dhe pse nuk ju dha rasti disa kompanive të caktuara që fare mos të jenë pjesë e procesit të shlyerjes së borxheve?
Sa kompani ose operatorë ekonomik kanë mbetur jashtë trajtimit në procesin e shlyerjes së borxheve?
A është krijuar pabarazi në mes të operatorëve ekonomik të njëjtës veprimtari prodhuese?
Ne duhet të kemi të qartë si do të veprojmë në të ardhmen me operatorët që nuk janë trajtuar në procesin e faljes së borxheve?
Sa është dëmtuar buxheti i shtetit dhe nga kush është dëmtuar?