Debati për hapjen e urës së Ibrit, Mustafa: Ka ardhur koha që ura ta përmbush qëllimin e saj

05 qershor 2024 | 15:31

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si komandat “Remi” është përfshirë në debatin rreth hapjes së urës së Ibrit.

Ai ka thënë se narrativa serbe se ura e i Ibrit paraqet një kërcënim për sigurinë e popullsisë lokale serbe në veriun e Kosovës është bërë e pavlefshme.

Në këtë kontekst, ai Mustafa ka thënë se “ka ardhur koha që ura të përmbushë qëllimin e saj të vërtetë: të simbolizojë dhe lehtësojë unitetin fizik dhe social”.

“Ura që bashkon dy brigjet e Ibrit-Mitovicën. Në çdo cep të globit, ura simbolizon unitet dhe jo ndarje. Narrativa serbe se ura e Ibrit paraqet një kërcënim për sigurinë e popullsisë lokale serbe në veriun e Kosovës është bërë e pavlefshme. Sot, serbët në veri të vendit, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera, janë dhe ndihen të sigurt. Është e qartë se kufizimet e mëparshme mbi lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në këtë rajon ishin orkestruar nga shërbimet serbe. Fatkeqësisht, kjo propagandë, qoftë qëllimisht apo pa dashje, gjeti njëfarë besueshmërie brenda komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht prejardhjes etnike, tani gëzojnë liri dhe siguri të plotë në veri, është e domosdoshme që të heqim të gjitha pengesat fizike nga ura e Ibrit, së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb. Bëjmë thirrje për vigjilencë, liri dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin tonë. Ka ardhur koha që ura të përmbushë qëllimin e saj të vërtetë: të simbolizojë dhe lehtësojë unitetin fizik dhe social”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…