Debati për ‘picën në burg’, Muja: Kam qenë vetëm i ndaluar, s’e njoh as Shalën dhe as Haxhiun
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur për deklaratën e deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se “Bekim Haxhiu i ka dërguar picë sa Muja ishte në burg”.
Muja i ka quajtur këto deklarata si “ca pretendime të pavërteta”.
“Unë s’e njoh as Ferat Shalën, as Bekim Haxhiun, përpos në Kuvend. Është e vërtetë që një kohë jam akuzuar, por çështja se nuk e kontrollojmë dot. Çfarë ne mund të kontrollojmë janë veprimet tona. Ta dokumentojmë që performanca jonë ka qenë e ndershme, çfarë mund të bëjmë është t’ia lëmë procesit të drejtësisë”, ka thënë ai.
Muja ka theksuar se në 12 pika ka pasur “shpallje të pafajshme”.
“Ne kur i bëjmë diskutimet këtu nuk e bëjmë duke i paragjykuar fajtorin. Ne po kërkojmë është që secili ta kalojmë saktësisht atë çfarë kam bërë unë për shembull. Akuzohesh, shkon, justifikohesh dhe aty dokumentohet fajësia. Gjë që për shembull dy kushërinjtë tu, Hakia dhe Media, s’e kanë bërë. Sot e 100 vjet jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo pretendim. Nuk kam qenë në burg për korrektim të zotëri Haxhiut. Kam pasur ndalesë për të cilën jam përgjigjur. Jam i bindur që kam performuar me nder. Tash po kërkojmë që secili ta dëshmojë veten para gjyqit”, është shprehur Muja.