Debati për tekstet shkollore, Tahiri: Kudo që ka prekur qeveria Kurti, aty ka qenë dështimi
04 shtator 2023
| 13:27
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kudo që ka prekur qeveria, aty ka qenë dështimi.
Tahiri në seancën e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, ka thënë se qeveria Kurti ka shkaktuar vetëm kriza.
“Kudo, në cilin sektor që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prekë, aty ka qenë dështimi. Vetëm mendoni pak, prekeni kokën, prej temave më të thjeshta që lidhen me ligjet bazike, si ato të pagave, të pagës minimale, të ekonomisë, infrastrukturës, zhvillimit, raportet me partnerët ndërkombëtarë, kudo që kanë prekë, kanë krijuar krizë”, ka thënë Tahiri.