Debatik Curri zbulon dy lojtarët më të paguar në Kosovë
14 shtator 2020
| 12:11
Debatik Curri ka komentuar pagat e lojtarëve dhe lajmin se transferi i Prishtinës, Sabien Lilaj, është më i paguari në Kosovë.
Ndihmës-trajneri i Zekeria Ramadanit, ka deklaruar se Sabien Lilaj, nuk është më i paguari në Kosovë. Për këtë thotë se prijnë dyshja e Ballkanit, Bajram Jashanica e Armend Thaqi.
“Dy lojtarë tek Ballkani janë më të paguar se sa lojtarët që kanë ardhur tek ne. Bajram Jashanica dhe Armend Thaqi janë lojtarë më të paguar se sa lojtari që e kemi marrë ne (Sabien Lilaj). Është fjala për pagë vjetore”, ka deklaruar Curri për Duelin Sportiv. Jashanica u transferua nga Skënderbeu, ndërsa Thaqi nga Prishtina.