Debatuan ashpër me njëri-tjetrin, pajtohen Getinjo dhe Vivien
Getinjo dhe Vivien u bën çifti i parë i krijuar brenda Big Brother VIP Kosova.
Kur u duk që dyshja janë të pandashëm mes tyre ndodhi një debat i ashpër që përfundoj me diskutime dhe madje Vivien shpërtheu në lot.
Reperi nga Ferizaj i kërkoi asaj të larohej nga shtrati i tij gjë që nxiti një reagim të ashpër nga Vivien, e cila e akuzoi Getinjon që e përdori për lojë.
Raporti i tyre u komentua edhe mbrëmë (e premte) gjatë “Prime”, por duket se mëngjesin e ditë së sotme ata kanë arritur të gjejnë mirëkuptim.
Dyshja u panë duke diskutuar me njëri-tjetrin teksa qëndronin afër madje edhe shkëmbyen përqafime të ngrohta.
Kujtojmë që Getinjo dhe Vivien madje kaluan momente romantike edhe në ‘dhomën e sekreteve’ si një befasi për ta nga “Vëllai i Madh”.
Ndryshe, theksojmë që banorët e eliminuar mbrëmë ishin MC Beka dhe Gigliola.
Ndërkohë, konkurrentët e mbetur në shtëpinë e famshme janë drejtë synimit për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.