Debi mendon se mund ta merr koronavirusin prapë

30 prill 2020 | 13:44

Debi Mazar foli rreth asaj se si ndihet tani, pasi u testua pozitive me Covid-19.

Aktorja e Younger tregoi se tani po ndihet më mirë se ç’ishte dhe se ka përjetuar secilën simptomë të njohur.

Në ndihmë për shërim, Debi deklaroi se ka konsumuar “nxitës të imunitetit, si zink dhe vaj rigoni. Mora ilaç kinez që ata e përdorën shumë në Kinë për t’i ndihmuar njerëzit të rikuperohen”.

Megjithatë, pavarësisht se u diagnostikua dhe është duke u shëruar, Debi ende mendon se “përfundimisht mund të infektohet sërish në vjeshtë”.

“Shpresoj që nuk do ta marr përsëri para se të zbulohet vaksina”, shtoi ajo.

“Por trupi juaj zhvillon imunitete, kështu që mendoj se jam më mirë se dikush që nuk e ka pasur koronavirusin”.

Debi ishte njëra ndër shumë persona të famshëm që rezultoi pozitiv ndaj këtij virusi dhe e ndau historinë e saj më fansat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije…