Dëbora jeshile mbulon qytetin
27 shkurt 2019
| 11:55
Dëbora ngjyrë jeshile në qytetin rus të Pervouralskit ka ngritur shqetësime rreth efekteve të ndotjes te banorët.
Shumica e banorëve mendojnë se është shkaktuar nga ndotja e ambientit, mospastrimi i mbeturinave dhe nga emetimet e një fabrike kromi në qytet. Videot e borës ngjyrë jeshile janë bërë virale në internet.