Debutim ëndrrash për Haalandin
Sulmuesi norvegjez, Erling Braut Haaland ka debutuar në mënyrën më të mirë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Borussia Dortmundit.
Haaland ka debutuar sot (e shtunë) me Dortmundit në takimin e tyre në udhëtim te Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.
Debutimi i tij ishte ëndërror pasi ylli norvegjez, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë arriti të shënojë het-trik në fitoren me rikthim të Dortmundit me rezultat 5-3. Norvegjezi hyri në lojë në minutën e 56-të në vend të Lukasz Piszczek, ndërsa golin e parë e shënoi në minutën e 59-të për rezultatin 2-3.
19-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në vazhdimin e lojës duke gjetur golin edhe në minutën e 70-të duke shënuar për 4-3.
Kjo nuk ishte e tëra pasi Haaland shënoi edhe në minutën e 79-të për të vendosur rezultatin përfundimtar 3-5.