Debutim ëndrrash për Mavrajn
Vlerësime pozitive për Mergim Mavrajn, që debutimin e tij me FC Ingolstadt 04e ka bërë si një lider. Qendërmbrojtësi i kombëtares është vlerësuar si më i miri i ndeshjes, teksa nota për të ka qenë 2.5. Një notë mjaft e lartë, duke ditur mënyrën se si bëhen vlerësimet në Gjermani.
“Shqiptari debutoi me Ingolstadt dhe e bëri direkt në nivel të lartë. 32-vjeçari nuk bënte kompromise në duelet me kundërshtarët, bëri ndërhyrjet e duhura dhe mori rolin e liderit. Me fat, ai arriti madje të fitonte edhe penalltinë që i dha fitoren Igolshtadit”, shkruan “donaukurier.de”.
Mavraj konsiderohet më i miri në fushë edhe nga “whoscored.com”. Referuar paraqitjes së tij, ai ka marrë notën 8.6. Një nisje shumë e mirë për qendërmbrojtësin, madje ndaj ish-skuadrës së tij Greuther Further.