Debutimi i Coutinhos te Barça pritet të bëhet më 4 shkurt
Transferimi i Philippe Coutinhos te Barcelona që kushtoi 160 milionë euro u konfirmua të hënën, kur organizatori i lojës u shfaq para tifozëve në “Camp Nou”.
25-vjeçari nënshkroi kontratën në prani të presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, para se të dilte para fansave të cilët ishin mbledhur në stadium për ta parë atë.
“Dua që ta falënderoj presidentin dhe të gjithë që e bënë këtë gjë të mundur. Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj që ta bëj më të mirën në fushën e gjelbër”, ka deklaruar Coutinho.
Coutinho i kaloi testet mjekësore, por u pa një problem në muskulin e këmbës së djathtë, që e mbajti atë jashtë fushës që prej fitores së Liverpoolit 2:1 kundër Burnleyt në ditën e vitit të ri.
Për mesfushorin magjik brazilian thuhet se do të jetë jashtë fushave të gjelbra për tri javë ani pse i kaloi testet mjekësore, ndërsa pritet që të jetë i gatshëm për derbin katalan kundër Espanyolit më 4 shkurt.