Debuton për Evertonin, Broja: Moment i veçantë për mua
Gjashtë muaj pa prekur fushën me këmbë në një ndeshje zyrtare në Premier Ligë ishin një përjetësi për Armando Brojën. Merr fund makthi për “bomberin” kuqezi, me Brojën që bëri debutimin zyrtar me fanellën e Evertonit në sfidën kundër Wolves (1-0).
Broja u inkuadrua në minutën e 83-të pasi Evertoni kishte mbyllur llogaritë me “ujqërit” teksa kryesonte 4-0. Brojës i mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar të gjithë potencialin e tij shpërthyes.
Në përfundim të ndeshjes, Broja mori duartrokitjen e tifozëve dhe të gjithë lojtarëve të Evertonit, ndërsa sulmuesi kuqezi nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në fushë pas një pauze kaq të gjatë: “Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpoolit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”.
Jo vetëm fitorja 4-0, trajneri Sean Dyche u shfaq i kënaqur edhe për rikthimin e Armando Brojës: “Në thjesht dëshironim ta përfshinim në lojë. Ai ka pritur një kohë të gjatë, ka punuar shumë, shumë fort”.