Deçan: 320 banorë kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF, dyshohet se u helmuan nga uji

11 korrik 2021 | 17:37

Që nga mbrëmë 320 banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Mjekët kujdestarë kanë thënë se dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Simptomat që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” , ka dalë me një apel nga njësia operative e Deçanit, që në disa fshatra mos të konsumojnë ujin për pije, deri në një njoftim tjetër.

Një gjë e tillë, sipas tyre, pas disa shqetësimeve të shprehura tek disa konsumatorë të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësor.

Për të mësuar rreth gjendjes së tyre shëndetësore për vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të…