Deçan: Burri dhe gruaja vdesin në të njëjtën ditë
07 gusht 2023
| 12:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit.
Një çift bashkëshortor, burrë dhe grua kanë vdekur brenda të njëjtës ditë.
Gruaja me inicialet Gj.B, ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.
E pak orë më pas ka vdekur edhe burri, S.B.
Lajmin e ka konfirmuar për “Klankosova.tv” një banor i fshatit Dubovik.
“Ata kanë qenë në bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”.
“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, ka thënë ai.
Varrimi i tyre bëhet sot (e hënë) në ora 17:00.