Deçan: E rrahën motrën dhe e mbyllën në dhomë për një muaj, arrestohen dy vëllezërit

22 shtator 2024 | 10:19

Dy burra janë arrestuar në Deçan pasi rreth një muaj më parë dyshohet se kishin rrahur dhe mbyllur në një dhomë motrën e tyre.

Po ashtu raportohet se asaj, ia kishin marrë edhe telefonin për të mos e denoncuar rastin.

Sipas policisë, viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar “në shtëpinë e sigurt”, ndërsa tha se njëri prej vëllezërve të saj e kishte sulmuar edhe policinë gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët rusë që kanë qëndrim të përhershëm në Letoni, por…