Deçanasi ndërron jetë nga zjarri që përfshinë shtëpinë e tij
06 janar 2018
| 10:11
Policia e Kosovës njofton se në fshatin Carrabreg të Epërm të Deçanit, të premten ka ndërruar jetë një person si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Ato zjarrfikëse e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.