
Deçanasin e ngacmon ish-e dashura, ia publikon foton gjysmë i zhveshur
Ka raste kur edhe burrat përballen me të tilla raste dhe kërkojnë ndihmën e policisë. Kështu ka ndodhur së fundmi në Deçan, ku një burrë është ngacmuar nga ish-e dashura e tij, raporton Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se ish-e dashura e tij K. S. në vazhdimësi që nga muaji nëntor po e ngacmon, e për të mos mbaruar me kaq, ia ka publikuar edhe një foto të tij që ia kishte dërguar sa ishin të lidhur.
Bazuar në dëshminë e viktimës, e dyshuara e ka publikuar në Instagram dhe Facebook foton gjysmë të zhveshur ku shihet ai, duke i shkaktuar kështu shqetësim të madh, për çka kërkoi ndihmën e policisë.
Si rezultat i raportimit të rastit, policia ka arritur ta arrestojë gruan e dyshuar, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve policorë.
Me t’u përfunduar procedurat policore, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.