Deçani e fiton Kupën e Pavarësisë

25 nëntor 2024 | 20:28

Të dielën në Elbasan është mbajtur “Kupa e Pavarësisë” në hendboll.

Turneu u zhvillua në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit, ndërsa morën pjesë Elbasani, Cerriku, Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës.

Kupën e Pavarësisë e fitoi Deçani, ndërsa Vëllaznimi u rendit i dyti. Elbasani ishte i treti e Cerriku i katërti.

Turneun e organizoi Federata Shqiptare e Hendbollit në bashkëpunim të ngushtë me federatën tonë dhe klubin shumësportësh Elbasani.

Turneu i shërben zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në Shqipëri, në të cilin mision kontributi i Federatës sonë nuk ndalet asnjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu ka…