Deçani është me ty kampion!

23 qershor 2023 | 13:01

Komuna e Deçanit është duke përgatitë një manifestim të madh në qendër të qytetit për të mbështetur kampionin e boksit junikasin Haxhi Krasniqi. Kështu ka bërë të dituar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj në njoftimin e tij ka bërë të ditur se manifestimi do të mbahet me 26 qershor (ditë e hënë) me fillim nga ora 19:00. Në këtë manifestim në hapje të kampanjës në mbështetje të Haxhi Krasniqi do të përformojnë këngëtarët: Mead, Gold AG, Donjeta Morina, Lok Komoni, Durim Malaj, Vida Kunora e shumë e shumë këngëtar tjerë.

Njoftimi i plotë i Kuvendit komunal të Deçanit:

Manifestim i madh në mbështetje të Kampionit Haxhi Krasniqi

DEÇANI ËSHTË ME TY KAMPION

26 QERSHOR/ E HËNË

Ora 19:00/ Qendra e Qytetit

Marrin pjesë këngëtarët:

– MEDA

– GOLD AG

– DONJETA MORINA

– LOK KOMONI

– DURIM MALAJ

– VIDA KUNORA

Mirësevini në hapjen e Kampanjës në mbështetje të Kampionit tonë HAXHI KRASNIQI!

Ju mirëpresim në ngjarjen e madhe!

Haxhi Krasniqi në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të boksoj me 5 gusht 2023, në një meç të madh për të rikthyer titullin e kampionit të botës.

Deklarata e Krasniqit e plotë në llogarinë e vet në “Facebook”:

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madh atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur. I juaji, R. K.”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka thënë se nuk do të dërgojë armë në…